×
Show / Fashion

Çka thonë yjet sot?

Insajderi
13 October 2019 - 10:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dashi
21.03-20.04

Jeni gati të filloni një aventurë të re. Një projekt që ka të bëjë me shkrime do t’ju japë kënaqësi të madhe. Nuk ka rëndësi a jeni duke punuar për ndonjë roman apo autobiografi. E rëndësishme është të hidhni mendimet tuaja në letër. Mos e frenoni veten për shkak të gabimeve drejtshkrimore. Ato mund t’i korrigjoni më vonë. Energjia dhe entuziazmi juaj do të tërheqin audiencë të madhe, por do t’ju duhet kohë derisa të publikoni veprën tuaj.

Demi
21.04-20.05

Besojini intuitës sa i përket një sipërmarrje fitimprurëse. Një investim i vogël në teknologji mund të ngrejë të ardhurat tuaja. Është e natyrshme që nuk mund të luani shpejt dhe të rrezikoni kursimet. Mbani shumicën e parave të gatshme në llogarinë e kursimeve, sepse ju duhen t’ju mbrojnë nga luhatjet financiare. Nëse keni menduar të futeni në ndonjë fushë të re, është koha ta bëni. Ditëve të sotme, nuk mund të mbijetoni me vetëm një sferë. Sa më të zgjeruar që jeni, aq më shumë perspektiva pune do të keni.

Binjakët
21.05-20.06

Kufizimet që ishin vendosur mbi ju nga një mësues tani janë hequr. Tani keni mundësi të ndiqni llojet e punës që dëshironi. Është pak e frikshme të hapni krahët dhe të fluturoni pas një periudhe të zgjatur të izolimit. Duhet të jeni të sigurt se tani keni mjete për të arritur sukses në çdo përpjekje profesionale. Hyni në një regjim të ri shëndetësor sepse është dobishme.

Gaforrja
Gaforrja
21.06-20.07

Rezultatet e një projekti të përmirësimit janë mbresëlënëse. Tani do të jeni në gjendje të lëvizni përpara me qëllime më të mëdha dhe më të mira. Duke formuar një partneritet do të përfitoni si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Përfitoni nga kjo mundësi për t’i bashkuar forcat me dikë që është i kulturuar, i arsimuar mirë, dhe filozofik. Partneri juaj do t’ju inkurajojë që të jepni talentin tuaj të parë për të shkëlqyer.

Luani
21.07-20.08

Kaloni më shumë kohë në shtëpi sepse kjo ju ndihmon të përballeni me sfidat në karrierë. Jeni në rrugë të mirë për një promovim, por kjo ju bën të ndiheni në siklet pse duhet të jeni objekt i shqyrtimit. Lejoni të dashurit e familjes t’ju përkëdhelin. Duke qenë të rrethuar në dashurinë e tyre do ta keni më të lehtë t’i përgjigjeni pyetjeve invaduese që ju dalin rrugës.

Virgjëresha
21.08-20.09

Një projekti grupor po i vjen fundit dhe ky është një lehtësim. Tani keni kohë për aktivitetet që ju kënaqin. Kthimi në një hobi, sport, romancë do t’ju bëjë të ndjeni kënaqësi. Jeni beqar? Nuk do të jetë kështu për kohë të gjatë. Dikush që keni takuar gjatë projektit do t’ju kërkojë një takim. Ju të dy jeni tepër të zgjuar, dhe do të kënaqeni derisa shkëmbeni ide mbi çdo gjë, duke nisur nga arti në muzikë dhe libra.

Peshorja
21.09-20.10

Ekuptoni se keni nevojë për diçka nga partneri, miku, i dashuri apo partneri i biznesit. Nuk keni mundësi të realizoni gjithë punën vetë. Për më tepër, kjo është e padrejtë. Bëhuni të gatshëm të ngrini zërin në mbrojtjen tuaj, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të provokoni një argument. Me kalimin e kohës, do të arrini në pikën tuaj dhe të merrni ndihmën që meritoni. Nëse shoku juaj duket krejtësisht indiferent për gjendjen tuaj, mund të jetë koha për të zbatuar një ndarje të përkohshme.

Akrepi
21.10-20.11

Ju keni vlera rrënjësisht të ndryshme nga ato të paraardhësve tuaj. Në vend se të përpiqeni t’i ktheni këto për hir të të afërmve, mësohuni të mos pajtoheni. Keni mundësi të blini disa aftësi të vlefshme. Duke qenë në kundërshtim me familjen tuaj do të dëmtoni progresin tuaj. Kërkoni mbështetjen e tyre për një program arsimor. Ata mund të mos i miratojnë planet tuaja, por nuk duan që ju të mos keni sukses.

Shigjetari
21.11-20.12

Një detyrë pune po përfundon dhe kjo ju jep më shumë kohë për privatësi. Do të jetë një lehtësim të mos kaloni gjithë kohën tuaj në zyrë. Ideja për një tërheqje të qetë do të duket egoiste për disa. Për ju, kjo është një domosdoshmëri absolute. Kurrë nuk kënaqeni në bashkëpunime, sepse ndjeni se idetë më të mira janë produkt i trurit të një personi. Duke pasur pak kohë për veten do të riktheni ekuilibrin tuaj. Nëse ka ndonjë gjë që urreni, është të bëni kompromis për standardet tuaja.

Bricjapi
21.12-20.01

Nuk do të jeni në gjendje të përmbani më shumë emocionet tuaja. Rrëfimi i një dëshirë të fortë apo një shkelje, është kritik për lumturinë tuaj emocionale. Besimi që keni punuar aq shumë për të ndërtuar lumturinë, do të lëkundet. Do t’ju duhet kohë e gjatë për të marrë përsëri zemërgjerësinë e mirë të partnerit tuaj. Jeni shumë etik për të mbajtur një mashtrim për kohë më të gjatë. Nëse jeni këtu ku jeni, është për shkak se nuk keni qenë të ndershëm me veten.

Ujori
21.01-20.02

Mos i lejoni të tjerët t’ju bindin se jeni të ligë. Jeni tip shumë i sinqertë. Kur lëndoheni ose keni telashe, mësoni të thoni jo. Kjo do të shkaktojë habi te të tjerët por nuk ka asnjë ligj që thotë se duhet të jeni gjithmonë të përshtatshëm. Nëse flisni të vërtetën, do të jeni në gjendje të zhvilloni talente që të tjerët nuk kanë mundur t’i bëjnë asnjëherë. Aftësia juaj për të zotëruar ndjenjat tuaja është një prej forcave më të mëdha që keni. Mos e trajtoni më si dobësi.

Peshqit
21.02-20.03

Një person që nuk po tregohet i sho që – rueshëm po e bën sepse admiron gjenialitetin tuaj. Për fat të keq, qëndrimi i tij i ftohtë ka efekt negativ mbi ju. Nuk keni interesim të fitoni simpatinë e dikujt. Më mirë ndiqni instinktet tuaja. Zhvilloni një projekt kreativ. Një mik i juaji do t’ju ndihmojë të kaloni vështirësitë. Provoni të mos i gjykoni tjerët për vendimet e tyre të këqija. Është më mirë t’i dëgjoni me qetësi.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark