×
  • Showbiz
  • Show

    “Çkado që marr me vete do e ndaj me familjen e Pal Kokës”

    Insajderi
    28 March 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Big Brother Albania, reality show më i famshëm aktualisht sot nisi më ndryshe se gjithmonë.

    Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u njoftuan nga moderatorja Arbana Osmani për vdekjn e rojes së Top Channel, Pal Koka.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Luiz Ejllit i cili tha se e njihte rojën në fjalë. Madje i njëjti premtoi se çkado që do marr me vete do ta ndaj me familjen e të njerit.

    “Unë mund të them se çkado që marr me vete pas përfundimit të Big Brother do t’i ndaj me familjen e rojes”, tha Ejlli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark