×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çmimi i naftës dhe arit pëson ulje

    Insajderi
    19 April 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i naftës dhe arit ka rënë pasi që autoritetet iraniane duket të kenë minimizuar peshën e raportimeve të sulmeve nga Izraeli.

    Nafta e papërpunuar Brent, pësoi rënie pasi kishte kaluar për pak mbi 90 dollarë për barrel, pas daljes së raportimeve për sulmin, raporton BBC. Ari në anën tjetër kishte arritur afër rekordin prej 2 mijë e 400 dollarësh për ons.

    Çmimi I naftës kishte kërcyer për 3.5 përqind. Por që Brent ra në 87 dollarë pasi mediat shtetërore iraniane pretendonin që “nuk ka pasur dëme” në provincën e Isfahan, aty ku ishte raportuar se kishe pasur shpërthime.

    Rritjet e mprehta dhe të qëndrueshme të çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin inflacionin.  Çmimet e karburantit dhe energjisë kanë qenë një shtytës kryesor pas kostos më të lartë të jetesës në mbarë botën në dy vjetët e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark