×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çmimore e re për parking në qendër të Prishtinës

    Insajderi
    04 March 2021 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Qendrën e Prishtinës ka filluar aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturave.

    Nga kjo çmimore banorët rezidentë do duhet të paguajnë 10 euro në muaj. Ndërsa për familjet që posedojnë dy vetura, do të ketë çmim më të shtrenjtë.

    Kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, në një intervistë për Ekonomia Online tha se procesi ka filluar sot bashkë me ekipet e Policisë së Kosovës, dhe qytetarët tash kanë mundësi që përmes aplikacionit ta kenë më të lehtë menaxhimin e parkingut personal.

    Tutje ai tha që fokusi do jetë vetëm tek banorët rezidentë, dhe më pas do shohin për bizneset dhe banorët jo-rezident.

    “Procesi ka filluar sot, jam i lumtur që më në fund është mundësuar që me startu. Po sot ekipet e tona bashkërisht nën kujdesin e policisë së Kosovës, janë në terren dhe në këto katër rrugët që ne i kemi njoftuar qytetarët më herët që do të fillojë aplikimi i pagesave, ka filluar sot dhe ka pasur edhe një aksion dhe qarkullim i qytetarëve që edhe kanë bërë pagesa, por qëllimi jonë sot nuk ka qenë që me u apliku gjoba, por që të informohen më shumë. Siç ju kemi informuar versioni i pagesave shkon përmes aplikacionit që të gjithë qytetarët mund ta instalojnë dhe është një formë më e lehtë e menaxhimit të parkingut personal. Fokusi do jetë vetëm tek banorët rezidentë dhe më pas tek bizneset dhe banorët jo-rezident”, tha Restelica.

    Mes tjerash ai përmendi që për familjet që i kanë dy vetura, do bëhet zgjidhja fillimisht vetëm për veturën e parë, dhe pastaj për veturën e dytë.

    “Ne do bëjmë zgjidhje për veturën e parë, ndërsa për veturën e dytë nuk është zgjidhje e jona. Njëherë do merremi me regjistrimin e veturës së parë e pastaj do shohim për veturën e dytë”, u shpreh tutje ai.

    Restelica tha që kjo është një punë e re për secilin, duke filluar prej tij dhe stafit në përgjithësi, dhe se është një aktivitet që nuk ka ndodhur më herët.

    “Kjo është një punë e re për secilin, duke filluar prej meje, është çështje e menaxhimit të përgjithshëm, po si punë është duke ndodhur tash, është aktivitet i cili nuk ka ndodhur më herët”, thotë ai.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark