22:55 - 20 Tetor 2022

Analisti politik, Adrian Çollaku, ka komentuar ftesën që kryeministri i vendit, Albin Kurti ua ka bërë kryetarëve të partive opozitare.

“Kurti po bon kishe po i thirri këta, kishe po mbaj koncensus nacional, po e lun lojën e vet. Tash nëse ti i ke shku 4 herë Kurtit, i ke nëjt gaditu aty si të ka thirrë mrena dite edhe sot po më thu është Kuvendi atje, ku u kanë Kuvendi 4 herë tjera? D.m.th është kalkulim i pastër, fillimisht i zotrit Kurti i cili gjithë ditën qohet në Kuvend i shan e bon video aty nuk lenë gjë të zezë pa ju thënë edhe kishe tash u bane temë nacionale, po thojnë mediat koncensus nacional hajde ti thirri.”, tha Çollaku

Kujtojmë se, sot gjatë ditës Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar për Insajderin se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri, të premten.

Derisa edhe Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një videoje, ka njoftuar se do ta refuzojë ftesën e kryeministrit Kurti për takim pasi siç ka thënë ai ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.