Trajneri italian, Antonio Conte, është i bindur se Hysaj do të ishte lojtari perfekt për skemën e tij të zakonshme 3-5-2, apo edhe për atë 4-4-2, ndërsa përbën një bonus fakti se 22-vjeçari është ndër lojtarët e rrallë që mund të luajë në të dy krahët e fushës.
Gjithsesi, ideja e tij është që Hysaj të vazhdojë të luajë në krahun e djathtë, ku ka qenë i pakalueshëm nga kundërshtarët, pavarësisht emrave që ka pasur përballë në kampionatin italian apo në arenën ndërkombëtare.
Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2020, por Chelsea nuk e sheh aspak pengesë këtë fakt pasi ka bërë gati ofertën e parë prej 20 milionë eurosh, e mjaftueshme për të bindur skuadrën italiane që ta lë të lirë shqiptarin. (Telegrafi.com)