Conte: Gjermania është shumë e fortë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Conte: Gjermania është shumë e fortë

    Insajderi
    02 July 2016 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të ndeshjes Gjermani – Itali për gjysmëfinalen në kampionatin Euro 2016, trajneri italian Antonio Conte është shprehur i ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit. Për të arritur suksesin e radhës në Euro 2016, strategu italian u shpreh se lojtarët duhet të japin 120 % të tyre në këtë ndeshje.

    “Këto janë ndeshje ku duhet të luash në 120 %, janë ndeshje shumë fizike. Duhet që të jesh jo pothuajse mirë, por shumë mirë. Unë kam besim te i gjithë grupi, Përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, në këtë moment më i mirë se Spanja, janë kampionë të botës. Kanë gjithçka për një skuadër të fortë, teknikë, talent, forcë fizike. Kanë organizim, besoj se janë skuadra më e kompletuar në botë”, shkruan TCh.

    “E kemi studiuar dhe punuar shumë. Jemi përgatitur për një skuadër që kur sulmon, të bën keq. Kanë shumë kualitete dhe jo rastësisht janë kampionë të Botës”, tha trajneri italian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark