×
  • LifeStyle
  • Green

    Coronavirusi mund të shkaktojë ndryshime afatgjata në qelizat e gjakut

    Insajderi
    05 July 2021 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në disa pacientë me COVID-19, simptomat e sëmundjes mund të zgjasin me muaj pas infeksionit fillestar

    Provat e reja sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të faktit se virusi çon në ndryshime të rëndësishme në gjakun e njerëzve, duke rezultuar në ndryshime të përhershme në qelizat e gjakut që janë të dukshme disa muaj pas diagnozës së infeksionit.

    “Ne ishim në gjendje të zbulonim ndryshime të qarta dhe afatgjata në qeliza, si gjatë infeksionit akut, ashtu edhe pas tij,” shpjegon biofizikani Joshen Gak nga Instituti Max Planck në Gjermani.

    Në një studim të ri, Gak dhe studiuesit e tjerë analizuan gjakun e pacientëve duke përdorur sistemin RT-DC që mund të analizojë shpejt qindra qeliza të gjakut në sekondë dhe të zbulojë nëse ka ndonjë ndryshim anormal në madhësi dhe strukturë. Ky sistem ndihmon për të zbuluar sesi koronavirusi ndikon në gjak në nivelin qelizor, raporton Science Alert.

    “Edhe pse patologjia nuk është kuptuar ende plotësisht, reagimi i hiperndezjes dhe çrregullimet e mpiksjes që çojnë në mbingarkesë të enëve të mikro-gjakut konsiderohen si drejtuesit kryesorë të numrit akoma në rritje të vdekjeve”, shkruajnë studiuesit, të udhëhequr nga autori i studimit Marketa Kubankova.

    “Deri më tani, ndryshimet fizike në qelizat e gjakut nuk konsiderohej se luanin një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për okluzionin vaskular dhe dëmtimin e organeve të shkaktuara nga COVID-19”, shtuan studiuesit.

    U vërejtën ndryshime në madhësinë dhe strukturën e qelizave të gjakut

    Studimi përfshiu 55 pacientë, 17 prej tyre kishin një formë të rëndë të sëmundjes, dhe gjysma e tyre më vonë vdiqën. Studimi përfshiu gjithashtu 14 pacientë që ishin shëruar nga COVID-19 dhe 24 individë të shëndetshëm.

    Më shumë se katër milionë qeliza të gjakut u analizuan dhe rezultatet treguan se madhësia e qelizave të kuqe të gjakut, eritrocitet, ishte dukshëm e ndryshme në pacientët me COVID.

    Shenjat e ngurtësisë në strukturën fizike të qelizave u vunë re gjithashtu, duke treguar më pak deformueshmëri, e cila mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen përmes trupit.

    “Karakteristikat fizike të eritrociteve janë thelbësore për rrjedhën e mikro-qarkullimit dhe si të tilla, këto ndryshime mund të dobësojnë qarkullimin dhe të nxisin hipokseminë”, shpjegojnë studiuesit.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark