00:24 - 29 Maj 2022

Real Madrid është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat minimal 0-1 ndaj Liverpool.


Heroi i ndeshjes, Thibaut Courtois i cili bëri një mori pritjesh pas ndeshjes ka thënë se pas deklaratës së tij që do të triumfonin sonte ndaj Liverpool, kishte parë shumë postime në Twitter se do t’i binte ‘pishman’ për këto deklarata.

Ndërsa më tutje ka thënë se tifozët anglezë nuk e respektojnë shumë dhe lavdëron edhe performancën e skuadrës së Jurgen Klopp.

”Dje thashë kur Real Madridi luan në finale, ne e fitojmë atë. Pashë shumë postime në Twitter se do të përulem, por ishte e kundërta. Në Angli, nuk kam respekt të mjaftueshëm, u pa edhe sot. Liverpooli është vërtet i fortë, por ne fituam,” tha ai.

Kujtojmë se ky është edhe titulli i 14’të në Ligën e Kampionëve për klubin spanjoll dhe i pesti në nëntë vitet e fundit dhe kjo tregon më së miri dominimin absolut në Europë nga Real Madrid