Thibaut Courtois është një portier i lumtur. Sezoni i tij i jashtëzakonshëm dhe finalja e tij e madhe e Ligës së Kampionëve i kanë dhënë atij titullin europian që dëshironte aq shumë, një Ligë dhe duartrokitje unanime të kritikëve, të cilët jo shumë kohë më parë e përjashtuan atë nga renditja dhe nominimet për portierin më të mirë në botë.
Ajo finale në Paris, do ta shoqërojë gjithmonë belgun si kujtim dhe edhe në këmbë.
Belgu Courtois ka bërë një tatuazh për ta përjetësuar atë natë dhe trofeun e fituar në ‘Stade de France, me detaje të ndryshme.
Gjëja e parë që të bie në sy është porta, e mbyllur me disa tulla, duke penguar çdo top të futet në të, siç bëri gardiani madrilen ndaj Liverpoolit. Përpara, inicialet e emrit dhe numri i tij, ‘TC1’ dhe pastaj vizatimi i trofeut të Champions League me 2022 të gdhendur në të.