×
  • Sport
  • Sport

    Coutinho dhe Alex Sandro kthehen në Kombëtaren braziliane

    Insajderi
    03 March 2016 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Brazilit, Dunga i ka kthyer Philippe Coutinhon dhe Alex Sandron në reprezentacionin brazilian, duke i përfshirë ata në skuadrën e tij për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Uruguajit dhe Paraguajit.

    Mesfushori i Liverpoolit, Coutinho u la jashtë skuadrës për ndeshjet e tetorit ndaj Argjentinës dhe Perusë, ndërsa mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, ka fituar ftesën e parë në përfaqësuese që nga nëntori i 2014-ës.

    Dunga ka ftuar edhe dyshen e mbrojtjes së Parisit, Marquinos dhe Dvid Luiz por ende jashtë listës ka mbetur ish-kapiteni Thiago Silva, i cili nuk është paraqitur për “Seleçaon” që nga Kupa e Amerikës vitin e kaluar, kur i kanë thyer marrëdhëniet me Dungën.

    Lista e plotë e futbollistëve është kjo:

    Portierët: Alisson (Internacional), Marcelo Grohe (Gremio), Diego Alves (Valencia).
    Mbrojtësit: David Luiz & Marquinhos (PSG), Miranda (Inter Milan), Gil (Shandong Luneng), Danilo (Real Madrid), Dani Alves (Barcelona), Filipe Luis (Atletico Madrid), Alex Sandro (Juventus).
    Mesfushorët: Fernandinho (Manchester City), Renato Augusto (Beijing Guoan), Philippe Coutinho (Liverpool), Oscar & Willian (Chelsea), Lucas Lima (Santos), Kaka (Orlando City), Douglas Costa (Bayern Munich).
    Sulmuesit: Neymar (Barcelona), Hulk (Zenit), Ricardo Oliveira (Santos).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark