×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    COVID-19, miratohet vaksina për fëmijët mbi gjashtë muajsh

    Insajderi
    09 December 2022 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në SHBA njoftoi sot miratimin e vaksinës kundër variantit Omicron të Covid-19, për fëmijët mbi gjashtë muajsh.

    Më herët, fëmijët nën moshën pesë vjeç nuk lejoheshin të merrnin vaksinën përforcuese bivalente kundër Covid-19.

    “Prindërit rekomandohen të marrin në konsideratë kryerjen e vaksinës te femijët e tyre, veçanërisht kur shkojnë me pushime, dhe gjatë muajve të dimrit ku kalohet më shumë kohë në ambiente të mbyllura”, deklaroi komisioneri i FDA-së, Robert M. Califf.

    “Ndërsa ky virus ka ndryshuar dhe imuniteti nga vaksinimi i mëparshëm kundër COVID-19 është ulur, sa më shumë individë të jenë të vaksinuar, aq më shumë përfitime do të ketë për familjet dhe shëndetin publik, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark