×
  • Lajme
  • Insajderi

    Covid-19 ‘paralizon’ shtete fqinje, Ahmeti bënë thirrje për kujdes

    Insajderi
    26 October 2020 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bën thirrje për kujdes të shtuar rreth situatës së Pandemisë me COVID-19.

    Ahmeti thotë se shtetet fqinje po ballafaqohen me numra alarmante të virusit.

    Kryetari Ahmeti duke bërë lidhshmërinë e situatës së Pandemisë COVID-19 me shtetet fqinje ka theksuar se Kosova duhet të anojë në anën e kujdesit.

    “Duke marr parasysh rrezikun dhe lidhshmërinë me shtetet fqinje, duhet të anojmë në anën e kujdesit. Posaçërisht pas rritjes së numrave tek ne në mbi 130 në ditë. Disa mund të jenë pasojë e hapjes së shkollave, por tani ekziston edhe rreziku i bartjes së virusit edhe më shumë nga shtetet fqinje. Udhëtimi pa viza mund ët jetë edhe një prej arsyeve pse shtetet fqinje kanë më shumë infeksione tani”, ka shkruar Ahmeti.

    Shtetet fqinje po ballafaqohen me numra alarmant të virusit. Vetëm dje Maqedonia ka pasur mbi 600 raste të reja dhe 22…

    Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, October 26, 2020

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark