×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    CS:GO, loja më e madhe në Steam – por ja rreziku nga “infektimi”

    Insajderi
    11 May 2022 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Counter-Strike: Global Offensive ose shkurtimisht CS:GO është konsideruar prej kohësh si një nga lojërat më të dëmshme dhe të rrezikshme, anipse mbetet loja më e madhe në Steam dhe ka një bazë shumë të madhe lojtarësh.

    Rreth pranverës së vitit 2021, që përkon me pandeminë COVID, numri i lojtarëve më të lartë të CSGO shpërtheu, duke u rritur përtej 1.3 milion

    Por, bazuar në studime, 33% e lojtarëve që luajtën CSGO thane se e lanë CS:GO për shkak të toksicitetit të lojës.

    Toksiciteti: Mund të “infektoheni” prej lojës, ku ekziston edhe mundësi që së shpejti të jeni njësoj si ata

    Në nje ndeshje CS:GO shpesh edhe mund të bullizoheni, veçanërisht nëse nuk jeni aq të mire.

    Në vitin 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë njohu varësinë nga lojërat kompjuterike si një ‘çrregullim’, ndërsa janë ngritur edhe shqetësime në lidhje me nivelin e dhunës që ekspozon tek fëmijët. 

    Ndryshe, kohët e fundit, ekipi shqiptar, Bad News Eagles, pjesë e garave profesionale në botën e CS:GO, dita e ditës po tregon suksesin e tyre, duke lënë gjurmë kundër ekipeve më të mira të botës.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark