×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq deklarohet për takimin me Vuçiqin: U pajtuam të vazhdojmë bashkëpunimin

    Insajderi
    08 February 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është deklaruar pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin në koalicionin qeveritarë mes socialistëve dhe progresistëve.

    Kjo në dritën e tensioneve të shpërfaqura mes Vuçiq dhe Daçiq, për çka u përfol edhe shkuarja në zgjedhje të reja për shkak të mundësisë së prishjes së koalicionit mes tyre.

    E tëra kjo pas diskutimit për planin franko-gjerman nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e pranoi atë si kornizë të re të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Daçiq tha se diskutimet zgjatën një orë e gjysmë dhe se u ra dakord që të vazhdohet bashkëpunimi dhe të forcohet koalicioni SNS dhe SPS.

    Kjo bisedë vjen pas dy ditësh tensioni në marrëdhëniet në koalicionin qeverisës, të iniciuar nga Vuçiq, si dhe shkrime në media të afërta me majat e regjimit, për faktin se presidenti serb nuk ishte i kënaqur me partnerët e koalicionit dhe mbështetjen e tyre kur paraqiti planin franko-gjerman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark