×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daçiq: Fola me Lajçakun, s’ka gjasa që dialogu të vazhdojë nëse s’ka rezultate

    Insajderi
    20 July 2021 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Daçiq u shpreh pesimit lidhur me dialogun mes delegacionit serb dhe atij kosovar në Bruksel.

    Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq, thotë se negociatat nuk mund të vazhdojnë nëse nuk ka ndonjë rezultat prej tyre.

    “Nuk ka gjasa që negociatat në Bruksel të vazhdojnë nëse nuk ka rezultate të prekshme”, tha Daçiq, duke shtuar se situata është e vështirë.

    Në një intervistë për për Happy TV ai theksoi se vija e kuqe e delegacionit serb është njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe se “gjithçka tjetër nuk mund të bëjë dëm”.

    Ai konfirmoi se këtë mëngjes ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e djeshëm në Bruksel.

    Daçiq mendon se do të jetë i vështirë vazhdimi i dialogut në rast se nuk ka rezultate të prekshme, ndërsa shtoi se ka folur me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    “Ai (Lajçak) tha se nuk do të organizonte takime të tilla nëse nuk do të kishte rezultate, por është e qartë se ai ka durim. Unë mendoj se është mirë të kesh durim dhe se është më mirë të ulemi dhe të flasim sesa të krijojmë probleme në terren, por kjo është një çështje perspektive, sepse Kurti padyshim nuk dëshiron të merret me temat që janë në agjendë”, u shpreh Daçiq.

    Ai gjithashtu tha se deri më tani nuk ka pasur njoftim se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por që edhe nëse kjo ndodh, “Serbia ka mundësinë ta kompensojë në anën tjetër”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark