×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq në KS të OKB kërkon anulimin e Ligjit për Trepçën

    Insajderi
    16 November 2016 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit të OKB, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka theksuar se Prishtina ka privatizuar paligjshëm 70 për qind të pronës shoqërore, ku sipas tij me Ligjin e Trepçës janë thyer shumë ligje dhe korniza qeverisëse në Kosovë.

    “Ky ligj që është aprovuar nga institucionet e vetëqeverisëse, pa UNMIK-un, pa komunat serbe dhe pa përfshirjen e serbëve që janë në institucionet e Kosovës. Me këtë ofrohet një pasiguri ligjore, e cila mund të shkaktojë trazira në Kosovë dhe ndal përparimin ekonomik në Kosovë. Institucionet e Kosovës kanë shkelur mandatin e tyre dhe kanë konfiskuar pronën e Trepçës, kundër të gjitha ligjeve ndërkombëtare që ndalojnë një gjë të tillë”, tha Daçiq, ku sipas tij janë thyer principet themelore të tregut të lirë.

    Ai tha se Trepça është zemra e funksionimit të qytetarëve serbë dhe mbrojtja e Trepçës ka të bëjë me jetën e tyre “marrja e Trepçës ka të bëjë me spastrimin etnik të serbëve.

    Ai kërkoi nga Këshilli i Sigurimit që ta anulojë këtë ligj.

    Ivica Daçiq ka bërë thirrje edhe për formimin e Asociacionin e komunave serbe të Kosovës, ku sipas tij Prishtina me qellim po e zvarrit këtë proces, transmeton KosovaPress.

    Daçiq ka folur edhe për kinse krimet dhe aktet e dhunës që janë kryer ndaj serbëve në Kosovë me motive etnike.

    Ai ka folur edhe për protestat që janë mbajtur kundër Kishës Ortodokse Serbe që është nderuar në Prishtinë në viteve e 90-ta, ku sipas tij ekstremistët thërrasin që të shkatërrohet kjo kishë.

    Ai tha që për këtë nuk duhet të përkrahet Kosova në UNSECO, “pasi ata që bëjnë thirrje me djeg dhe me rrënuar kisha, nuk mund t’u lihen në mbrojtje objektet kulturore”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark