×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daçiq: Nëse Greqia e njeh pavarësinë e Kosovë, ne do të kompensojmë në anën tjetër

    Insajderi
    20 July 2021 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i parlamentit serb dhe pasardhësi i Millosheviqit si kryetar i partisë së tij, Ivica Daçiq ka deklaruar se “nëse Greqia e njeh Kosovën si shtet i pavarur, ata do të kompenzojnë këtë në anën tjetër”.

    “Nuk ka gjasa që negociatat në Bruksel të vazhdojnë nëse nuk ka rezultate të prekshme”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se situata ishte e vështirë, por që ai të është i sigurt se delegacioni serb do të ketë gjithnjë parasysh interesat dhe se nuk vjen në shprehje të lëshohet pe “nën vijat e kuqe”.

    Daçiq ka pretenduar se “vija e kuqe është njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe se gjithçka tjetër nuk mund të bëjë dëm”.

    Ai thotë se “do të jetë e vështirë të vazhdohet nëse nuk ka rezultate të prekshme dhe se ai ka biseduar me Lajçakun rreth një muaj më parë”.

    “Ai më tha se nuk do të organizon takime të tilla nëse nuk do të ketë rezultate, por është e qartë se ai ka durim. Unë mendoj se është mirë të kesh durim dhe se është më mirë të ulemi dhe të flasim sesa të krijojmë probleme në terren, por kjo është një çështje e perspektivës, sepse Kurti padyshim nuk dëshiron të merret me temat që janë në agjendë” , ankohet si zakonisht Daçiq.

    Ai gjithashtu tha se “deri më tani nuk ka pasur njoftim se Greqia do të njohë pavarësinë e Kosovës”, por që edhe nëse kjo ndodh, “Serbia ka mundësinë të kompensojë në anën tjetër”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark