18:41 - 25 Maj 2023

“Gjërat më të mira ndodhin papritur”-kështu shkruan Dafina Zeqiri krahas disa fotove ku duket me një fustan të bardhë nusërie.

Artistja duket e mrekullueshme me vello dhe fustan, ndonëse përshkrimi që ka përdorur na konfuzon pak.

Të jetë kjo veshje pjesë e klipit të saj që publikohet ditën e nesërme? Të mendojmë që Dafi do të martohet, duhet ta pranojmë që kjo duket e pabesueshme. Gjithsesi mbetet për t’u parë.

Kujtojmë që Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare vetëm disa javë më parë. Thashethemet se marrëdhënia mes çifit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.