14:17 - 23 Qershor 2022

Sot pas një lufte të gjatë me kancerin, regjisorja dhe producentja Vjosa Berisha ka ndëruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër.

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar edhe bisedën e fundit me të ndjerën, ku i kishte thënë se gruaja është forcë dhe të vazhdoj të shkëlqej.

“Bash, gruaja është burim i forcës dhe vullnetit të mirë”, ka qenë përgjigjja e regjisores.

Bashkëshorti i Vjosës, Fatos Berisha ishte ai i cili dha lajmin e trishtë ditën e sotme.

Ai gjithashtu tha se gjatë ditës do të japin detaje rreth varrimit.