“Kemi bërë një rrugëtim historik për here të dytë për futbollin mbarëshqiptar.
Kur fiton dy herë titullin kampion, Superkupën e Kosovës dhe shkon dy herë në grupet e Conference Leagues-s dhe luan si i barabartë me kundërshtarët, është gjë e bukur.
Me kundërshtarët kishim diferenca të mëdha, përveçse në anën sportive”, tha Ilir Daja, kryetrajneri i Ballkanit.
Humbja e thellë në “Maksimir”: “Kemi rritur pritshmëritë, sepse të luash kundër Dinamos së Zagrebit, një emër i madh në futbollin evropian, është shumë pozitive.
Me daljen e Gripshit dhe mospraninë e Kryeziut, dy lojtarë që bëjnë diferencën në sulm, dhe me ndërrimet e parakohshme, vjen një moment nga goditja standarde dhe e pëson. Janë fotokopje e ndeshjeve të fundit, e pësojmë në të njëjtën mënyrë. Na duhej vetë fitorja dhe, sigurisht, pasi ke dhënë maksimumin, shthurësh.
Pengjet e Dajës: “Janë dy ndeshjet ku duhej të merrnim më shumë, nuk po flas për takimi me Astanën në shtëpi: nëse do të kishim shënuar në fund me Astanën në transferë dhe në ndeshjen e kthimit në “Air Albania” ndaj Plzenit. Gjithsesi, kemi bërë një rrugëtim të çmendur.”.