×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daka ndjehet e kërcënuar pas deklaratave të Glauk Konjufcës

    Insajderi
    20 January 2021 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi Glauk Konjufca drejtoi gishtin nga Valdete Daka për mos certifikimin e Kurtit ka reaguar kjo e fundit.

    Daka, pas deklaratave të Glauk Konjufcës, është ndjerë e kërcënuar.

    Moderatori Ermal Panduri thotë se Daka ka kërkuar hapësirë mediale, por që për shkak të gjendjes emocionale e ka të pamundur të kyçet në debat.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton vetëm Ligjin e zgjedhjeve”, ka thënë Daka në mesazhin që e ka lexuar moderatori Ermal Panduri.

    Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

    “Personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, ka thënë Kurti. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark