×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Nesër përfundon rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

    Insajderi
    22 June 2017 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rinumërimi i 280 kutive të votimit do të përfundojë nesër.

    Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,ka thënë se në bazë dinamikës së punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, procesi do të përfundoj të premten.

    “Jemi informuar nga koordinatori i Qendrës së nesër përfundimisht do të përfundoj rinumërimi i votave dhe rezultateve. Besojmë që nesër përfundimisht do t’i rinumërojmë të gjitha kutit”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

    Daka ka sqaruar se të shtunën do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave nga diaspora por edhe votave të personave me nevoja të veçanta.

    “…të shtunën do të fillojmë t’i numërojmë edhe votat me kusht, edhe nga diaspora por edhe ato votat e personave me nevoja të veçanta. Dhe pas numërimit të këtyre votave bëhet shpërndarja e të gjitha votave dhe e dimë saktësisht se kush është deputet dhe subjektet politike sa përqindje kanë”, është shprehur Daka.

    Sa i përket certifikimit të rezultateve, Daka, ka thënë se ky proces do të përfundoj në fund të muajit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark