×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dalja e ulët e votuesve/ Daka tregon se a do të zgjedhen kryetarët

    Insajderi
    23 April 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se kryetarët e komunave në Veri do të zgjidhen pavarësisht numrit të vogël të votuesve.

    “Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, ka deklaruar ajo për REL.

    Se çfarë ndodh nëse përqindja e daljes është e ulët, u pyet edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë që u mbajt pak më parë.

    Elezi tha se në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe atë për Zgjedhjet Lokale nuk specifikohet se sa duhet të jetë përqindja minimale që rezultatet të certifikohen nga KQZ.

    “Sa i përket çështje së pjesëmarrjes, natyrisht që KQZ inkurajon qytetarët me të drejtë vote që të shprehin vullnetin e tyre dhe siç e kemi sqaruar në shumë raste të ditëve të kaluara, as në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme as në ligjin për zgjedhjet lokale nuk është specifikuar se sa duhet të jetë përqindja minimale e pjesëmarrjes në zgjedhje që rezultati të certifikohet nga KQZ”, tha Elezi.

    Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark