×
  • Lajme
  • Aktuale

    Dalin detaje nga rasti ku gjakovari e detyronte gruan e tij për prostitucion

    Insajderi
    21 January 2022 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur së më  20 janar 2022, ka ndaluar personin  me inicialet L.P.,  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

    Sipas Prokurorisë, i njëjti në vazhdimësi i ka mundësuar te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar te holla dhe te mira materiale nga disa persona, përcjellë Insajderi.

    I pandehuri L.P., me urdhër te prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj te njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark