×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dalin emrat e tre kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Istogu

    Insajderi
    13 January 2021 - 22:15

    Kryesia e Degës së LDK-së në Istog sot ka publikuar tre kandidatët për deputetë nga kjo komunë.

    Besart Dreshaj, Ilir Ferati e Shkëmb Manaj do të jenë pjesë e listës që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të kësaj partie, në Istog.

    “Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, Haki Rugova, njëherësh nënkryetar në nivel qëndror, në vikend është mbajtuar mbledhje e rregullt e Kryesisë së LDK-së Dega në Istog. Kryesia e Degës së LDK-së në Istog unanimisht kandidatë për Deputet nga Dega e Istogut nominoi:  1. Besart Dreshaj 2. Ilir Ferati 3. Shkëmb Manaj”

    “Ne jemi gati dhe në mbështetje të shtëpisë së madhe, LDK-së, e cila është themeluesja dhe garantuesja e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark