×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kiarës i del rrena në “fushë”- I publikohen fotot në ishujt luksoz me djalin e biznesmenit të njohur

    Insajderi
    29 March 2023 - 15:57

    Pak muaj më parë në nisje të “Big Brother VIP”, Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave për një lidhje që u raportua se kishte me Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka.

    Por të dy e mohuan këtë lidhje. Në fillim Roni nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, e më pas gjatë një bisede me vajzat e shtëpisë, Kiara ka shpjeguar sa ata kanë dalë thjesht në një takim së bashku dhe gjithçka ka përfunduar aty.

    Gjithë pjesa tjetër sipas saj është shtuar nga vetë Roni, i cili ka qenë pjesë e rrethit miqësor të moderatores.

    Mirëpo faktet në rrjetet sociale të secilit provojnë të kundërtën. Verën e kaluar duket se dyshja e ka kaluar bashkë dhe në pushime mjaft luksoze. Në të njëjtat data, korrik-gusht 2022, Kiara dhe Roni kanë vizituar ishujt luksoze të Greqisë si Santorini dhe Mykonos. Nga pushimet luksoze nuk kanë munguar as pozat e të dyve, pikërisht në të njëjtat vende.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark