×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dalin në shitje 70 mijë bileta për Eurovision 2017

    Insajderi
    14 February 2017 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot më 14 shkurt ka filluar vala e parë e shitjes së biletave  për Eurovision Song Contest 2017, i cili do të mbahet në Kiev të Ukrainës, me 9,11 dhe me 13 maj.

    Gjithsej numri i biletave do të jetë 70 mijë, çmimi i të cilave do të jetë në nivele të ndryshme, duke filluar nga 8 deri në 500 euro, të cilat mund të blihen në faqen e internetit të biletave Concert.ua.

    Në edicionin e 62-të me radhë, Shqipërinë do ta përfaqësoj këngëtarja nga Kosova, Linda Hallimi, ndërsa Kosova nuk ka të drejtë pjesëmarrje ende, për shkak se ende nuk është anëtare e plotë e EBU-së, Unionit të Transmetuesve Evropianë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark