×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dallavere në konkursin për infermier në QKUK, Zejnullahu-Raçi anulon pjesërisht atë

    Insajderi
    10 August 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është anuluar pjesërisht konkursi për infermier në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Pranvera Zejnullahu-Raçi, ud. drejtoreshë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, ka anuluar pjesërisht konkursin për infermier në Qendrën Klinike Universitare.

    SHSKUK në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se është anuluar konkursi për infermier me Shkollë të Mesme, për shkak të disa shkeljeve procedurale që kanë ndodhur.

    “Ju informojmë se për shkak të disa shkeljeve procedurale, u.d. drejtoresha e ShSKUK ka marrë vendim për anulim të konkursit  për konkrusin për Infermier/e me kualifikim Shkolla e Mesme. Pra anulimi ka ndodhur vetëm për kualifikimin me Shkollë të Mesme!”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

    Për këtë konkurs ka pasur ankesa për parregullësi edhe nga kandidatët. Një prej tyre ka adresuar ankesën e saj në Gazetën Shneta e cila ka deklaruar se emri i saj nuk ishte publikuar në listë pas testit me shkrim.

    Kandidatja kishte kërkuar sqarime nga anëtarët e Komisionit të cilët i kishin thënë se emri i saj do të publikohej në një listë përfundimtare.

    Në këtë konkurs kanë qenë 79 kandidatë që kishin plotësuar kriteret për rekrutim, 15 prej të cilëve ishin pranuar me vendim të Komisionit përzgjedhës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark