×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Danas: Rusët e kanë shtënë në dorë Daçiqin të mos e pranojë planin franko-gjerman

    Insajderi
    07 February 2023 - 20:37

    E vetmja “këmbëz” në tensionet mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, është shantazhi rus ndaj këtij të fundit, shkruan “Danas” të ketë mësuar nga burimet e tyre diplomatike, përcjell Insajderi.

    Kështu e interpretojnë burimet e Danas ndarjen aktuale mes partnerëve në koalicionin qeverisës të SNS-së dhe SPS-së serbe.

    “Sherri i ri mes SNS-së dhe SPS-së ndoshta është shkaktuar nga kushti i Rusisë ndaj Partisë Socialiste të Serbisë që të vazhdojnë të mbajnë distancë nga propozimi evropian për Kosovën. Nuk duket se gjithçka do të zgjidhet shpejt, duke marrë parasysh se deri ku ka shkuar e gjithë “marrëveshja” – janë të mendimit se kështu bërë”.

    Daçiq pretendon “pazarin”

    Mirëpo, burimet diplomatike besojnë se Ivica Daçiq, megjithatë, më mirë do të dorëzohet nën presionin e Aleksandër Vuçiqit, sepse, siç thonë ata, “nuk ka zgjidhje”.

    Vuçiq për përçarjen e koalicionit me Daçiqin: “Do ta takoj nesër, nuk iu besoj” – Insajderi

    Në pyetjen se pse Ivica Daçiq po i ekspozohet këtij konflikti me Aleksandar Vuçiqin nëse është e qartë se në fund do të dorëzohet, për Danas interpretojnë se lideri socialist “ngurtëson tregun”.

    Më tej ata shpjegojnë se ashtu siç Vuçiq e mban Daçiqin në grusht, po ashtu edhe Rusia.

    Rusët me siguri kanë dosje komprometuese për Daçiqin, thonë ata.

    “Rusët sigurisht kanë dosje komprometuese për Daçiqin, dhe është pothuajse e sigurt se bëhet fjalë për para – besojnë bashkëbiseduesit e Danas, të cilët nuk kanë dashur të flasin publikisht për këto supozime, me kundërshtime për natyrën e punës që bëjnë”.

    Partia Socialiste e Serbisë sigurisht që merr para nga Federata Ruse, përveç faktit të qartë se partia financohet përmes marrëveshjeve të naftës në Serbi.

    “Daçiq tani duhet të thotë se burimi kryesor i financimit të tyre do të ndërpritet”,  përfundojnë bashkëbiseduesit tanë.

    Kujtojmë se duke folur për problemet që ka me Partinë Socialiste të Serbisë, presidenti i Serbisë e krahasoi atë parti me pjesën e djathtë dhe nacionaliste të opozitës, të cilët janë rreptësisht kundër zgjidhjes evropiane për çështjen me Kosovën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark