×
  • Sport
  • Sport

    Dani Alves dhe Joana Sanz martohen në fshehtësi

    Insajderi
    19 May 2016 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dani Alves, mbrojtësi brazilian i Barcelonës, dhe Joana Sanz, partnerja e tij, janë martuar në fshehtësi, raporton revista “Hola”.

    Alves dhe modelja, të cilët festuan të mërkurën 1-vjetorin e marrëdhënies së tyre, u martuan në Paris. Alves, 33 vjeç, dhe Joana Sanz, 23 vjeçe, e kanë bërë këtë në fshehtësi, siç ka raportuar revista “Hola”, e cila shpjegon disa detaje të dasmës.

    Kjo është lidhja e dytë për brazilianin, i cili ishte i martuar deri në vitin 2011 me Dinora Santana, nënë e dy fëmijëve të tij.

    Joana Sanz, e cila ka qenë në kopertinën e revistës “Woman”, kishte veshur për llogari të “Rosa Clara” vello të bardhë edhe gjatë “Javës së Barcelonës”, në fund të prillit, një paradë e cila u ndoq nga Dani Alves, shkruan telesport.

    Modelja nga Tenerife, e pyetur për një martesë të mundshme, tha vetëm se “kurrë nuk do të ketë një datë për këtë. Ne nuk i bëjmë planet e ardhshme kurrë. Unë nuk e di atë që do të bëj nesër, kjo është e gjitha relative. Ky është një angazhim për ne dhe askush nuk duhet ta dijë. Ndoshta nuk e keni vënë re, papritmas.”

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark