×
  • Sport
  • Sport

    Dani Alves do të ndaj qelinë në burg, me një tjetër brazilian të quajtur Coutinho…

    Insajderi
    25 January 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Braziliani Dani Alves  (39 vjeç) është pranuar që nga e hëna e kaluar në burgun Brians 2, pasi gjyqtarja Anna Marín, e gjykatës hetuese nr. 15 në Barcelonë, urdhëroi burg pa kusht për futbollistin, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një banjë në klubin e natës Sutton në Barcelonë. 

    Për momentin dihen pak detaje të qëndrimit të Alves pas hekurave, por këtë të mërkurë ‘El Periódico’ publikoi disa aspekte të ditëve të tij të para në burg dhe njëra prej tyre është mjaft e habitshme. Siç thuhet në informacionin e lartpërmendur, Dani Alves është duke ndarë një qeli me një bashkatdhetar brazilian, mbiemri i të cilit është Coutinho, i njëjtë me ish-lojtarin e Barçës tani me Aston Villa. I burgosuri, i akuzuar gjithashtu për një vepër seksuale, u zgjodh nga përgjegjësit e Brians 2 për të ndihmuar futbollistin që të përshtatet me jetën e tij të re. 

    Sipas vendimit të gjyqtarit për ta lënë pa kusht dhe hetimit të rëndësishëm nga Mossos d’Esquadra, gjithçka tregon se Alves mund të kalojë një kohë të gjatë në burg dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të përshtatet sa më shpejt me rutinën e rëndë që ekziston në Brians 2, i cili fillon aktivitetin në orën 8:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 22:00 kur dritat fiken në qeli. 

    Kujtojmë se Dani Alves ka punësuar pak ditë më parë avokatin Cristóbal Martell dhe mbrojtjen e futbollistit do ta ndajë me Miraida Puente, e cila deri më tani ishte avokate e brazilianit. Se cila është strategjia që do të ndjekë mbrojtja do të shohim në ditët në vijim, pasi Alves kërkoi të dëshmojë sërish para gjyqtarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark