×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Danimarka heq pothuajse të gjitha rregullat për maskat

    Insajderi
    14 June 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Danimarka hoqi rregullat për mbulesat e detyrueshme të fytyrës me maska në pothuajse të gjitha hapësirat publike.

    Qeveria dhe shumica e partive parlamentare kanë vendosur të revokojnë rregullat që kanë qenë në fuqi prej muajsh, me danezët që tani do t’u kërkohet të mbajnë një maskë vetëm në transportin publik.

    Maskat do të zhduken plotësisht deri më 1 shtator.

    Kufizimet në Danimarkë janë lehtësuar gradualisht që nga pranvera.

    Numri i infeksioneve të reja është rritur lehtë.

    Në ditët e fundit, incidenca e infeksioneve është ulur përsëri, me vetëm 315 infeksione të regjistruara të dielën, shifra më e ulët që nga shkurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark