Sejdiu ka thënë në televizionin T7, se është më se normale që kryeministri i një vendi të ketë raporte të mira me udhëheqësin e kryeqytetit të tij.
“Secili kryeministër racional bashkëpunon me kryetarin e kryeqytetit”, është shprehur Sejdiu.
Ai ka thënë se vetëm Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër, nuk ka pasur raporte të mira me Isa Mustafën, kur ky ishte udhëheqës i Prishtinës.
Sejdiu ka përmendur edhe kohën kur Mustafa ishte kryeministër dhe mbante raporte jo të mira me Shpend Ahmetin, si kryetar i kryeqendrës së vendit.