×
  • Lajme
  • Lajme

    Darka e organizuar nga Borrell-i/ Vuçiq tregon se për çka e përdori takimin

    Insajderi
    20 September 2023 - 09:49

    Presidenti i Serbisë ka marrë pjesë dje edhe në një drekë joformale të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Ai tha se këtë drekë e përdori për ta ruajtur paqen.

    “Dhe e përdora këtë drekë joformale për të vazhduar luftën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të përshpejtuar zhvillimin e Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiq.

    Ai shtoi se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme dhe parimore, të bazuar në ruajtjen e interesave kombëtare, e hapur për bashkëpunim konstruktiv në rajon me qëllim të përmbushjes së qëllimit tonë strategjik – anëtarësimit në BE.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark