18:26 - 14 Mars 2023

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit udhëton së pari në Beograd e më pastaj në Prishtinë për t’i dhënë mbështetjen procesit negociator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në prag të takimit trilateral në Ohër.

Këtë e konfirmoi për Insajderin një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. Ndonëse nuk dha data dhe detaje të qëndrimit të Escobar, zëdhënësi tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin plotësisht Dialogun e Lehtësuar nga BE. Gabriel Escobar udhëton në rajon për të mbështetur këtë proces”.

Ditëve të fundit në Prishtinë dhe Beograd ishte edhe Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosav Lajçak, për të arritur dakordim me liderët rreth Aneksit të Zbatimit të Propozimit të BE’së, i cili pritet të jetë tema kryesore në takimin trepalësh në Ohër.

Megjithatë, Lajçak duke folur në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, u shpreh se “pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do të ketë marrëveshje”./Insajderi/