×
  • Sport
  • Sport

    Dasmë sekrete tek Interi… Lautaro Martinez martohet, celebrimi në Bashkinë e Milanos

    Insajderi
    13 May 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lautaro Martinez u martua me të dashurën e tij, Agustina Gandolfo, në Bashkinë e Milanos. Lajmi u bë i ditur në një postim në Twitter nga “LineaInter”, një grup tifozësh zikaltër. Sulmuesi argjentinas zgjodhi një ceremoni shumë informale, ashtu si dhe veshjen e tij: pantallona dhe xhaketë blu, bluzë e bardhë.

    Me atlete, sigurisht. Agustina, në vend të kësaj ishte veshur rigorozisht me kostum të bardhë dhe nuk hoqi dorë nga buqeta klasike e luleve me trëndafila të bardhë. Argjentinasi dhe partnerja e tij kanë një vajzë të lindur në vitin 2021, e cila quhet Nina.

    Propozimi për martesë kishte ardhur tre muaj më parë, në mes të shkurtit. Ishte një propozim i nivelit të lartë, më romantik se kurrë. Lojtari i Interit kishte kërkuar dorën e gjysmës së tij më të mirë mes trëndafilave, petaleve në tokë dhe një zemre gjigante si sfond.

    Më tej, në një moment lojtari u gjunjëzua, nxori unazën e fejesës dhe i kërkoi Agustinës që të bëhej gruaja e tij. Gandolfo, 27 vjeçe, tha menjëherë “po”. Videoja u shpërnda më pas nga Lautaro Martinez në Instagram. “Për gjithë jetën në zemrën time. Përgjithmonë nga dora jote. Të dua!”, – ka shkruar sulmuesi i Interit.

    E njëjta video ishte shfaqur në llogarinë sociale të Agustina Gandolfo: “Të ndaj pjesën tjetër të jetës me ju, me familjen tonë, duke na parë të rritemi dhe të mësojmë së bashku, të vazhdojmë të projektojmë gjithçka bashkë është dëshira ime më e madhe. Si mund të mos them po? Shpresoj të jetë përjetë! Të dua me çdo pjesë timen, faleminderit që kujdesesh kaq shumë për mua!”

    Çifti janë në pritje të një fëmije të dytë, i cili do të quhet Theo. Këta janë muaj fantastikë për sulmuesin zikaltër, i cili pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën më 18 dhjetor të vitit të kaluar, mori lajmin për fëmijën e dytë. Tani u martua zyrtarisht dhe ëndërron finalen e Champions League, pas rezultatit 2-0 ndaj Milanit, më 10 maj, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark