Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka takuar banorët e lagjës Arbëria dhe ka prezantuar programin e tij.
Haradinaj ka thënë se kësaj lagje do t’i kthehet nami i dikurshëm dhe se banorët e Arbërisë janë të mobilizuar në mbështetjën e programit të AAK-së.
“Edhe pse në mot me shi, banorët e Arbërisë me entuziazëm të madh në përkrahje të kandidatit Agon Hana si dhe vizionit tonë për Arbërinë. Me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, kësaj lagje do t’i kthehet nami i dikurshëm, si njëra ndër lagjet më atraktive në kryeqytet. Me ekipin dhe programin që e kemi, fitorja është afër”, ka shkruar Haradinaj.