Në debatin e organizuar me kandidatët për kryetar komunash në Prishtinë, Daut Haradinaj nga AAK, u shpreh se njëra ndër problemet kryesore të kryeqytetit është mungesa e pranimit teknik të mbi 46 mijë objekteve banesore.
‘Ndër problemet kryesore të Prishtinës janë objektet e palegalizuara. Mbi 46.000 njësi banesore nuk kanë leje. Ky problem e dëmton qytetarin dhe ndërtuesin. Në bazë të Ligjit të Procedurës Administrative dhe Ligjit të Ndërtimit, do të emërohet një komision i ekspertëve për pranim teknik të objekteve për legalizim’ u shpreh Haradinaj.
Sipas Haradinajt, ky proces do të trajtohet në gjashtëmujorin e parë të mandatit. Sipas Haradinajt, komisioni i jashtëm do të përbëhet nga arkitektë, ndërtimtarë, inxhinierë të ndërtimtarisë, juristë etj.
‘Komisioni i ekspertëve do të kompensohet dhe do të bashkëpunojë me ndërtuesit dhe pronarët e tokave’, përfundoi Haradinaj.