Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojë me qytetarë në zyret e shtabit zgjedhor të tij, çdo ditë nga ora 18:00.
Haradinaj ka njoftuar se sot do t’i takojë banorët e lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes.
Njoftimi i plotë i tij:
Krahas fushatës shtëpi me shtëpi, në respektim të masave anti covid dhe në pergjigje të interesimit të madh të qytetarëve, gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojmë në zyrën e shtabit zgjedhor me qytetarët çdo ditë, nga ora 18:00.
Duke respektuar masat kundër pandemisë, do të mblidhemi dhe do të flasim për ndryshimin e vërtetë që i duhet Prishtinës.
Sot takojmë banorët e lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes. Ju pres në zyret e shtabit zgjedhor, tek Sheshi 21. #eparaPrishtina #punamarë