×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Daut Haradinaj i reagon ministrit Aliu për bllokimin e autostradës së Dukagjinit: Shpejt do të vie dita të dilni para popullit

    Insajderi
    26 May 2023 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut pas deklaratës së këtij të fundit se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet.

    Haradinaj ka shkruar se Dukagjini nuk do e durojë injorimin që i bëhet nga Qeveria Kurti.

    Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës“.

    Tutje ai ka shkruar se shumë shpejt do të vie dita që të dalin para popullit.

    Pse i ndëshkoni këta njerëz!? Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër” ka shkruar Daut Haradinaj në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark