Daut Haradinaj po vazhdon t’i mbush sheshet dhe sallat nga takimet e përditshme me qytetarë të Prishtinës, në numër të madh, të interesuar që të dëgjojnë planin e tij për Prishtinën.
Kësaj radhe Haradinaj takoi banorë të lagjeve Parku i Qytetit, Rruga Bledit, Velanisë dhe Taslixhes. Duke respektuar masat anti covid, shumë qytetarë nga këto lagje i dhanë mbeshtetje Haradinajt në garën e tij për të parin e Prishtinës.
Në fjalën e mbajtur para qytetarëve Haradinaj u shpreh se kundërkandidatët e tij japin premtime të shumta e disa prej tyre edhe vizatojnë bukur, por dallimi i tij dhe atyre është te vendosmëria në vendimmarrje.
‘Të gjithë premtojnë por une i realizoj, këtu dallojmë’, u shpreh ai.