×
Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj premton ditar digjital shkollor, prindërit mund ta përcjellin online progresin e fëmijëve të tyre

Insajderi
12 October 2021 - 10:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka premtuar disa reforma në sistemin arsimor në Prishtinë, për ta bërë procesin e mësim-nxënies më të mirë për nxënësit por edhe për mësimdhënësit. Një premtim që po pritet mirë nga Haradinaj dhe që lidhet me arsimin, është ai për ditarin shkollor digjital.

Digjitari digjital shkollor, ku prindërit mund të qasen online dhe të shikojnë ecurinë shkollore të fëmijëve të tyre, është histori për vendet e zhvilluara, por në shkollat e Prishtinës ende punohet me ditarët klasikë.

Ditari digjital shkollor ofron qasje kudo në kohë reale dhe tërësisht të digjitalizuar. Mund të shikohen mungesat, notat, vlerësimet, oraret e mësimi nga prindërit, pa pasur nevojë për takime fizike me mësuesin.

Në një emision, Haradinaj ka folur ditë më parë pikërisht për këtë synim të tij.

“Duhet me bë këtë punë sepse ua lehtësojmë jetën prindërve. Në të njëjtën kohë, e bëjmë përgjegjës edhe fëmijën, sepse krahas mësuesit edhe prindi është përgjegjës për fëmijën. Është mirë kur e informon me kohë prindin që fëmija i është vonu në mësim, fëmija nuk është i mirë në matematikë ose në këtë gjuhë, ose në këtë lëndë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se në shekullin 21, është e panevojshme që prindërit të mundohen të shkojnë fizikisht në shkolla, të takohen me mësuesit, për të marrë vesh gjëra elementare lidhur me vijueshmërinë e mësimit.

Daut Haradinaj, është bërë njëri prej kandidatëve të preferuar për kryetar nga qytetarët e Prishtinës. Në programin e tij qeverisës, jepen zgjidhjet për shumicën e problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohen banorët.

Fushata e tij atraktive, është një tjetër faktor që po e kthen vëmendjen drejt tij, por edhe energjia e tij për t’i takuar sy më sy banorët që kanë nevojë për ndërhyrjen e komunës në sektorë të ndryshëm.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark