×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj takon basketbollistet e Prishtinës: Këto vajza janë inspirim dhe obligim për t’ju ofruar kushte më të mira

    Insajderi
    21 September 2021 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në vazhdën e takimeve me kategoritë e ndryshme të kryeqytetit sot ka takuar disa nga vajzat e klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

    Haradinaj përmes profilit të tij në facebook ka thënë se këto vajza me sukseset e tyre janë inspirim por edhe obligim i yni për t’ju ofruar kushte më të mira, ndërkaq ka shtuar se në qeverisjen e tij çdo lagje do të ketë palestrën e vet sportive, si dhe do të dyfishohet buxheti për sportin.

    Njoftimi i plotë:

    Sot bashkë me kandidaten Donjeta Morina, takuam disa nga vajzat e klubit të basketbollit “Sigal Prishtina”. Këto vajza me sukseset e tyre janë inspirim por edhe obligim i yni për t’ju ofruar kushte më të mira. Në qeverisjen time, çdo lagje do të ketë palestrën e vet sportive. Do ta dyfishojmë buxhetin për sportin, ndërkaq sportistët do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në vendimmarrje.

    #eparaPrishtina #punamarë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark