Kandidati për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj në vizitë tek klubi i kryeqytetit KF Rilindja ka thënë se gjatë mandatit të tij klubet sportive do të kenë mbështetje të parezervë nga komuna.
Dyfishimi i buxhetit për klubet sportive dhe investimet në infrastrukturën sportiven do të jenë prioritet sipas Haradinajt.
‘KF Rilindja dhe klubet e tjera i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë hapësirën e tyre në vendimmarrje’, përfundoi ai.
Postimi i plotë: Në mandatin tim qeverisës, klubet sportive do të kenë mbështetje të parezervë nga komuna. Dyfishimi i buxhetit për to dhe investimet në infrastrukturën sportive janë prioritet i ynë. KF Rilindja dhe klubet e tjera i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë hapësirën e tyre në vendimmarrje.