20:37 - 27 Nëntor 2022

Vazhdojnë skenarët se si do të vazhdojë karrierën Lionel Messi pas verës së vitit 2023, kur do të kompletohet kontrata e tij me Paris Saint-Germain.

Në raportin e tyre ekskluziv, Times e Londrës hodhi “bombën” duke thënë se superylli argjentinas është shumë afër marrëveshjes përfundimtare me Inter Miami. Madje, në të njëjtin publikim, thuhet se skuadra në pronësi të David Beckham-it kërkon që përveç Messit të blejë edhe Luis Suarez dhe Cesc Fabregas.

Nëse 35-vjeçari Messi vendos të luajë në MLS, ai do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e MLS, ndërsa raporti i Times vë në dukje se kontaktet janë në një fazë të avancuar, ndërsa Beckham gjithashtu mban një marrëdhënie të shkëlqyer me Messin për shkak të Adidas por dhe me drejtuesit e Parisit, duke qenë se është ambasador i Botërorit në Katar. Vihet re se trajner te Inter Miami është ish-asi i Manchester United, Phil Neville.