×
  • Sport
  • Sport

    David Beckham drejtë ndarjes me Victorian

    Insajderi
    06 February 2016 - 17:52

    David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më mediatik të planetit, por lidhja e tyre e gjatë duket se po i vije fundi, njofton ‘Hollywood Life’, raporton Insajderi.

    Mediet kanë nisur të aludojnë për një krizë të mundshme në çift me divorcin që shfaqet në horizont.

    Njerëzit e afërt të familjes kanë nxituar ta përgënjeshtrojnë këtë lajm, por edhe fakti që David dhe Victoria nuk janë parë prej kohësh bashkë në publik kanë rritur kurreshtjën tek fansat e tyre.

    Në këtë mënyrë, historia që ka magjepsur botën, mund të përfundojë pas 2 dekadave plot ulje e ngritje pasi David dhe Victoria mendojnë të ndjekin rrugë të ndryshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark