×
  • Sport
  • Sport

    David Moyes transferon Januzajn tek skuadra e tij

    Insajderi
    25 July 2016 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adnan Januzaj ka marrë më në fund një lajm të mirë për karrierën e tij. Sipas mediave angleze, lojtari ofensiv i Manchester United kërkohet nga Sunderland, skuadër në të cilën tashmë drejton David Moyes.

    Ky i fundit ishte ai që i dha besim Januzajt duke e aktivizuar rregullisht në skuadrën e  parë të Manchester United dhe falë tij, futbollisti me origjinë shqiptarë u bë i njohur në të gjithë botën.

    Januzaj shënoi dy gola kundër Sunderlandit në ndeshjen e tij të parë si titullar me Mançester Junajtid nën drejtimin e Moyes, por karriera e tij ka marrë një drejtim krejt të kundërt nga ajo që parashikohej në atë periudhë.

    Futbollisti është kritikuar shpesh për mosangazhim në stërvitje apo për mosrespektimin e shokëve të skuadrës. Për këtë arsye, ai dështoi si me kombëtaren belge, ku është shpallur i padëshiruar, ashtu edhe në huazimin e tij te Borussia Dortmund. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark