Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, është shprehur i zhgënjyer për humbjen, por jo edhe me paraqitjen e të zgjedhurve të tij në ndeshjen kundër Zvicrës.
Strategu italian ka shprehur keqardhje për paraqitjen e skuadrës në minutat e para (pranimi i golit dhe përjashtimi i Lorik Canës me kartonin e dytë të verdhë).
Nga ana tjetër, ai ka pasur lëvdata për paraqitjen e lojtarëve në gjysmën e dytë të takimit, përkundër inferioritetit numerik në fushë.
Trajneri ka thënë se Shqipëria është dashur t’i shfrytëzojë rastet e veta, sidomos ato të Armando Sadikut dhe Shkëlzen Gashit, kur të dy lojtarët u gjetën të vetëm përballë portierit kundërshtar.
De Biasi ka kërkuar nga skuadra që të reagojë në mënyrën më të mirë të mundshme në ndeshjet e radhës dhe të mos i bëjë të njëjtat gabime. /Insajderi.com