Në një konferencë të mbajtur mbrëmjen e së hënës në ambientet e stadiumit ku do te zhvillohet ndeshja, De Biasi paralajmëroi ndryshime të mëdha nga formacioni i kaluar.
“Do të kemi disa ndryshime në raport me ndeshjen e pare kundër Austrisë”- tha ai, ndërsa shtoi se “do te aktivizohen një pjesë e futbollistëve, të cilët nuk u luajtën në takimin e parë”.
Trajneri i kuqezinjve theksoi se do të provojë diçka ndryshe, sepse edhe kundërshtarët nuk janë të njejtë, njofton Panorama-sport.
Në ndeshjen me Austrinë, De Biasi u shpreh i kënaqur me reagimin e ekipit në pjesën e dytë, por jo me rezultatin, paçka se takimi ishte thjesht një miqësore para finaleve të Evropianit që do të zhvillohet në Francë në muajin qershor. /Insajderi.com